Filipçe: 1 viktimë,10 raste të reja me Kovid 19.Shërohen 5 pacientë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se brenda 24 orëve në vendin tonë janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup 6, në Kumanovë 2, kurse në Prilep dhe Veles nga një i infektuar.

Marketing

Ministri gjithashtu njoftoi se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 pacientë të shëruar, respektivisht në Shkup dhe Negotinë.

Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë edhe një pacient 60 vjeçar nga Delçeva, i cili ka pasur sëmundje shoqëruese.

Në vendin tonë që nga fillimi gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1.674 persona, prej të cilëve 1.205 janë shëruar kurse 92 kanë humbur jetë, për momentin ka 377 raste aktive.