Filipçe: 10 viktima nga zjarri në Tetovë, numri mund të rritet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes Twitter ka njoftuar se zyrtarisht ka 10 viktima nga tragjedia në Tetovë, por që numri i viktimave mund të rritet.
“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Twitter.

Marketing
Marketing