Filipçe: 20% e rasteve të reja janë me koronavirusin britanez

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në emisionin Click Plus në TV21 ka njoftuar se 20% e të infektuarve të rinj gjatë ditëve të fundit janë me llojin e ri të koronavirusit që u paraqit të parën herë në Britani të Madhe.

Marketing

“E shohim se çfarë po ndodh dhe çfarë mbyllje të rënda po rekomandohen në shtetet tjera. Deri tani te ne janë regjistruar diçka më shumë se 20 mutacione të koronavirusit”, tha Filipçe.

Ministri ka shtuar se kjo nuk është diçka e re për këtë lloj të virusit dhe pritet që në të ardhmen të paraqiten edhe më shumë mutacione.

Potencion se ky mutacion i virusit shpërndahet shumë më shpejtë dhe sulmon më shumë qeliza në organizmin tonë, dhe pikërisht për këtë, situata ndiqet me kujdes dhe derisa nëse është e nevojshme, do të rekomandohen edhe masa të reja restriktive.