Filipçe: 54 pacientë të shtruar me koronavirus, 4 në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme bëri me dije se në Klinikën e Infektologjisë ndodhen të shtruar 54 pacientë, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 20 të tjerë marrin frymë artificialisht dhe janë me maskë oksigjeni. Pjesa tjetër e pacientëve është në gjendje stabile.

Marketing