Filipçe: Arrijnë 12.870 vaksina “Pfizer”

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, me anë të një statusi në fejsbuk ka njoftuar se sot kanë arritur 12.870 doza të vaksinës “Pfizer” nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta.

Marketing

“12.870 doza shtesë që kanë arritur sot nga prodhuesi “Pfizer”, janë siguruar nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin dhe nëpërmjet BE-së, e cila i ka siguruar ato si ndihmë përmes marrëveshjes trepalëshe në kuadër të programit Team Europe”, shkruan Filipçe.

Filipçe ka bërë thirrje që të gjithë ata që nuk janë vaksinuar të paraqiten dhe të imunizohen kundër Covid-19.