Filipçe: Dasmë në kushte të shtëpisë me qindra mysafirë, klaster i ri potencial i koronavirusit

Dasmë me qindra mysafirë, e cila u mbajt në kushte shtëpie në fund të muajit maj, do të mund të jetë arsye për klaster të ri potencial të numrit më të madh të të infektuarve me koronavirus në vend.

Marketing

“Një analizë e detajuar për klaster të ri potencial, ajo që dimë deri më tani, është vetëm nga një dasmë e cila ka numëruar njëqind njerëz në kushte shtëpie, në periudhën kur ajo ishte e ndaluar. Tani këtu për fat të keq kemi pozitivë, të infektuar. Këto ditë intensivisht do të bëhen sondazhet e mysafirëve”, deklaroi ministri i Shëndetësisë , Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.

Filipçe nuk ka informacion për të punësuar pozitiv në një fabrikë në afërsi të Tetovës, ku punëtorët me autobusë vijnë nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi.