Filipçe: Do shqyrtojë situatën nëse ka nevojë për masa shtesë

Komisioni i Sëmundjeve Infektive, do të shqyrtoje situatën aktuale me çka do të shihet nëse ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19, njoftoi ministri I shëndetësisë Venko Filipce.
“Tani kemi mbledhje me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive sa i përket numrave dhe trendeve që janë aktuale, çdo ditë e ndjekim situatën, kështu që do të shohim nëse ka nevojë për masa shtesë. Unë besoj se këto masa do të japin rezultate. Mendojmë se të rinjtë si një grup e qytetarëve që kanë qenë aktiv dhe shumë shpesh kanë komunikuar edhe pas mbylljes së objekteve gastronomike, kanë qenë vektor serioz i transmetimit të virusit, për këtë arsye mendoj se në 10 ditët e ardhshme do të ketë ndryshim.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Marketing