Filipçe: Do të rikonstruktohen institucionet shëndetësore publike

Realizimi i projektit për rikonstruktimin e institucioneve shëndetësore publike, duke i përfshirë edhe klinikat, me të cilin do të përfshihen nyjet e tyre sanitare, si dhe modernizimin e dhomave dhe pajisjen e tyre me monitorë, shtretër dhe televizorë, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në takim me gazetarët.

Marketing

Jemi në fazën e përcaktimit të prioriteteve për rikonstruktimin e një numri të madh të klinikave, tha Filipçe dhe shtoi se nga institucionet shëndetësore publike 45 janë prioritare dhe në to do të lyhen muret, ndërsa do të ndërrohen edhe pllakat.