Filipçe: Edhe dy pacientë të sëmurë nga gripi janë në gjendje kritike

Edhe dy pacientë të sëmurë nga gripi janë në gjendje kritike dhe janë në aparat për ventilim mekanik. Shpresoj se nuk do të ketë përkeqësime shtesë të gjendjes së tyre shëndetësore, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Potencoi se për fat të keq kanë ndodhur komplikime të tilla mjekësore të mos mund të shpëtohen jetët e tyre të cilët vdiqën nga komplikimet e gripit.

Marketing

“Ata ishin me sëmundje paraprake prej të cilëve dy ishin fëmijë. Ne jemi në komunikim të përditshëm me të gjithë anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse, me drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe ndërmerren të gjitha masat”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas prezantimit të rezultateve nga projekti për zvogëlim të vdekshmërisë te nënat dhe foshnjat e sapolindura.
Në këtë sezon 11 persona vdiqën nga komplikimet e gripit.

Marketing