Filipçe: Edhe pas përfundimit të epidemisë, fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në kopshte dhe shkolla

Kopshtet dhe shkollat edhe pas përfundimit të epidemisë së fruthit në Shkup nuk do të pranojnë fëmijët të pavaksinuar, thotë Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe pas reagimeve të prindërve, të cilët refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe se ndalimi është masë e përkohshme që do të përfundojë me revokimin e epidemisë.

Marketing

“Nuk do të pranohen fëmijë në kopshte dhe në shkolla edhe pas përfundimit në epidemisë në përputhje me ligjet ekzistuese dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Epidemia nuk është revokuar, ende ka raste të reja çdo ditë”, thotë Filipçe.

Prindërit këto ditë, në rrjetet sociale, po diskutojnë me tone të nxehta nëse pas përfundimit të epidemisë do të mund t’i çojnë fëmijët e pavaksinuar në kopshte. Disa prej tyre thonë se kjo është një masë e përkohshme dhe se pas revokimit të epidemisë kopshtet do të mund të pranojnë edhe fëmijë të pavaksinuar. Të tjerë reagojnë se me masën e përkohshme kanë qenë të detyruar t’i vaksinojnë fëmijët, ndërsa grupi i tretë reagon se ata të cilët refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre e rrezikojnë edhe shëndetin e të tjerëve.

Ndalesa për pranim të fëmijëve në kopshte dhe shkolla autoritetet shëndetësore u miratua si masë kur u shpall epidemia e fruthit në Shkup më dy janar të këtij viti, pasi u zbuluan shumë raste të fëmijëve të infektuar, të moshës parashkollore, në pothuajse të gjitha komunat e Shkupit. Një muaj më parë epidemi e fruthit ishte shpallur në lagjen Radishan të Shkupit, ku ishin regjistruar gjashtë fëmijë të sëmurë, të cilët kishin shkuar në të njëjtën çerdhe dhe një i rritur.

Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 nuk ngriti procedurë pas iniciativës së një grupi të prindërve, për të rishqyrtuar vaksinimin e detyrueshëm gjatë regjistrimit në shkollë dhe kopsht, në përputhje me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

“Vaksinimi i detyrueshëm, që me nenin e kontestuar 33 paragrafi 2 i Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, është i paraparë, në asnjë moment nuk mund të vihet në dyshim, në aspekt të respektimit të dispozitave të Kushtetutës, sidomos neni 39, paragrafi 2 dhe neni 40 paragrafi 3 të Kushtetutës, ku përcaktohet se qytetarët kanë të drejtë dhe detyrë për të mbrojtur dhe promovuar shëndetin e tyre dhe të tjerëve, dhe se prindërit kanë të drejtë dhe detyrë që të kujdesen për mirëmbajtjen dhe edukimin e fëmijëve. Nga kjo më sipër, qartë dhe pa ekuivoke, del se në rast të refuzimit të vaksinimit nga ana e prindërve, ata jo vetëm që e rrezikojnë shëndetin e fëmijëve të tyre, por edhe shëndetin e personave të tjerë të cilët për shkak të kundër-indikacioneve mjekësore nuk janë vaksinuar dhe kështu ua mohojnë të drejtën për jetë të shëndetshme”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.