Filipçe: Edhe përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, situata nën kontroll

Ministri i shëndetësisë Venko FIlipçe në konferencën për shtyp, ka deklaruar se në mëngjes është analizuar gjendja në Komisionin për sëmundje.
“Është e qartë se edhe përkundër numrit të lartë, nuk ka pacientë që paraqiten në spitalet që donë të thotë se një pjesë e madhe janë me fotografi të lehtë të cilët mund të shërohen në shtëpi. Një pjesë janë simptomatike. Një numër i madh mbesin në shtëpi dhe kjo an jep të drejtë të themi se sistemi shëndetësor edhe me këtë valë mirë do të përballet.

Marketing

Sa i përket kllastereve në Shkup, rreth 70 për qind janë të njohur, ku në mënyrë intensive është punuar.

“Sot në Saraj nuk kemi numër të madh të diagnostifkuarve vetëm dy, pra këtu situatë është qetësuar, mbetet punë intensive në Çair, ku ekipet po punojnë. Sot në mënyrë intensive po punohet edhe në Studenican, ku rezultate pritet gjatë nesër”, tha Filipçe.

Ai shtoi se në Shtip, të diagnostifikuarit janë nga fabrikat.

Sipas Filipçes është konstatuar se nuk ka përhapje të pa kontrolluar të virusit. FIlipçe tha se është biseduar edhe për vendosjen e masave shtesë restriktive por qëndrimi është se do të priten të dhënat e dy tre ditëve të ardhshme dhe do të merren vendime.

“Si masa restriktive është vendosja e kufizimit të lëvizjes për pjesë të caktuar ku ka pacientë të diagnostifikuar dhe vendosjen e orës policore atje ku do të ketë nevojë.”, tha FIlipçe.