Filipçe: Edhe pse “Sinofarmi” nuk është aprovuar nga EMA, vaksina është plotësisht e sigurt dhe efikase

Edhe pse deri më tani nuk ka njoftime se vaksina e prodhuesit kineze “Sinofarm”, do të aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), kjo nuk është tregues i cilësisë apo sigurisë së tij, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitja e sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat. Siç tha ai, disa nga prodhuesit nuk aplikojnë në EMA, sepse ata testojnë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave të tyre në laboratorë të tjerë kontrolli.

Marketing

Ne nuk kemi asnjë njoftim që prodhuesi kinez ‘Sinofarm’ do të aplikojë fare në EMA. Kjo nuk do të thotë që vaksina nuk është e cilësisë së mirë. “Ne ndjekim studimet në të cilat efikasiteti është jashtëzakonisht i lartë, dhe kjo është e mjaftueshme për ne,” tha Filipçe.