Filipçe: Ende herët për hapjen e çerdheve! Propozohet hapja e kazinove dhe palestrave

Ende nuk ka vendim për hapjen e çerdheve. Edhe pse skriningu i punonjësve nëpër çerdhe veç më ka përfunduar, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ende është herët për hapjen e tyre për shkak të situatës së re të krijuar dhe mundësisë së transmetimit të virusit ndërmjet fëmijëve dhe pastaj tek familjarët e tyre.

Marketing

“Për çerdhet mendojmë se ende është herët sepse në këtë situatë është e mundur që të rritet transmetimit nëpërmjet fëmijëve dhe pastaj tek anëtarët e tyre të familjes, gjë që mund të rrezikoje probleme shtesë. Vendim për çerdhet do të merret pas analizave dhe shqyrtimit të gjendjes epidemiologjike tani për tani nuk ka”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Sot Qeverisa do të vendosë edhe për lehtësimin e masave për disa operatorë të tjerë ekonomik që kanë qenë të mbyllura për shkak të epidemisë.

“Është sjell vendim që t’i propozohet Qeverisë që me protokolle të rrepta të hapen kazinot dhe aparatet nëpër bastore. Të rifunksionojë transporti publik në Tetovë dhe në fund të kësaj jave të sjellët edhe vendim për hapjen e palestrave dhe fitnes qendrave në përputhje me protokollet e përmendura”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë. Gjithashtu sot sipas lehtësimit të masave kanë filluar të punojnë objektet hotelierike me protokoll të veçantë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.