Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në rrjetet sociale facebook ka shkruar se e fituam betejën e parë me virusin Korona dhe vetëm nëse jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm do ta mbajmë situatën nën kontroll.
“Kthimi i jetës në normalitet do të zhvillohet gradualisht dhe me kujdes. Që të ndihmojmë në periudhën e ardhshme do të duhet detyrimisht t’i respektojmë 3 rregulla: larjen e shpeshtë të duarve dhe dezinfektimin e tyre, mbajtjen e distancës me së paku 2 metra largësi dhe mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, si maskë, apo shall.”.