Filipçe: Gjendja në spitale,mbetet e përballueshme

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në lidhjen e tij “via skype” nga shtëpia, pasi dihet se prej disa ditësh ndodhet në vetizolim, njoftoi për gjendje e pacientëve të shtruar në spitale. Sipas ministrit në Klinikën Infektive ndodhen të shtruar 61 pacientë, 18 në gjendje të rëndë, 5 në aparate respiratore. Në spitalin “8 Shtatori” 8 pacientë të rinj, 4 ndodhe në gjendje të rëndë. Në Manastir 7 pacientë, në spitalin e Shtipit 2, ndërsa në spitalet e Kumanovës, Velseit, Prilepit 50 të shtruar. Gjithsesi ai tha se gjendja në spitale mbetet e përballueshme nëse vazhdohet me këto ritme të prekurish.

Marketing
Marketing