Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se hapja e kufijve planifikohet të bëhet kah mesi i korrikut.
“Në mes të korrikut pritet hapja e kufijve, kjo është periudhë e duhur se kur do të mundeshin të hapeshin kufijtë”, theksoi Filipçe, duke bërë thirrje se njerëzit mund të shkojnë kudo qoftë nëse i respektojnë masat- tha Filipçe në intervistë për Televizionin 24.