Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i dërgoi urim Edi Ramës dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare.
“Urime të sinqerta Edi Ramës dhe partisë sonë simotër Partia Socialiste e Shqipërisë për fitoren bindëse në zgjedhje. I dëshiroj sukses në mandatin e ri, të katërt”, theksoi Filipçe.
Ai theksoi se kjo fitore është edhe një konfirmim se qytetarët fuqishëm i mbështesin vlerat socialdemokrate dhe politikat progresive.
“Jam i bindur se Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e progresit, qëndrueshmërisë dhe integrimit evropian. Me Edin pres vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes partive tona dhe fuqizim të marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë”, bën të ditur Filipçe në urim.