Filipçe inkurajon qytetarët, pas shiut del dielli

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në video – konferencën e sotme tha se masat të cilat i ndërmoi qeveria në drejtim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit janë duke dhënë rezultate.

Marketing

“Dua të informoj qytetarët se pas shiut, del dielli. Është e qartë se pas kësaj , do të ndryshojë jeta e secilit prej nesh. Rekomandimet e ndryshme, për mabjtje të distancës fizike dhe higjienës tani po japin rezultate”, u shpreh Filipçe.

“Në fillim morëm masa qe nuk ishin marrë në asnjë vend në rajonin tonë, madje as ato të zhvilluara në botë. Kamera termale u vendos në aeroportin tonë kur s’kishte ende të vendosura as në aeroportin në Stamboll. Këto i bëmë bazuar në rekomandimet e epidemiologeve dhe Institutit për sëmundje infektive”, tha më tej Filipçe