Filipçe: Interpelanca për Gashin duhet të pranohet

Në LSDM ende nuk kanë qëndrim partiak lidhur me seancën e nesërme për interpelancën e kryeparlamentarit Afrim Gashi, tha sot lideri i partisë Venko Filipçe. Sipas tij, autoritetet partiake sot duhet të bëjnë një koordinim në të cilin do të merret vendimi.

Marketing

“Gjatë ditës së sotme, kemi paraparë koordinim me deputetët e grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit”, tha Filipçe.

I pyetur se cili është qëndrimi i tij për interpelancën, ai thotë se duhet mbështetur.