Filipçe: Katër nga pacientët e lënduar në shpërthimin në Rramanli janë me shkallë të lartë të djegieve

Nga gjithsej shtatë pacientët të cilët u dogjën gjatë shpërthimit të sotëm të bombolës me gaz në fshatin Rramanli të Kumanovës, katër janë në gjendje të rënda me shkallë të lartë të djegieve.

Marketing

Këtë pasdite e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili i vizitoi pacientët e lënduar të hospitalizuar në KARIL.

“Katër janë dërguar në Qendrën klinike dhe tre në Spitalin e vjetër të qytetit. Nga katër të akomoduarit, dy gjenden në Qendrën klinike për kirurgji plastike, dy burra në moshën 60 vjeçare dhe dy gra 40 dhe 45 vjet, në Repartin për kujdes intensiv të Klinikës për anestezi, rianimim, shërim intensiv.

Nga tre pacientët në Spitalin e vjetër të qytetit një grua e moshës 40 vjeçare është në repartin për kujdes intensiv, e inturbuar në aparat të frymëmarrjes, dhe një grua më e re e moshës 20 vjeçare e cila është shtatzënë, në këtë moment bëhen kontrollet nga ana e gjinekologut dhe një fëmijë i cili ka përqindje të vogël të djegieve”, deklaroi Filipçe.

Shtoi se ndërmerren të gjitha masat e shërimit intensiv në Spitalin e vjetër të qytetit, ku ka filluar intervenimi kirurgjik për shërimin e plagëve të fëmijës, dhe se me zgjuarsi do të ndiqet gjendja nga ekspertët e kirurgjisë plastike dhe nga anesteziologët kujdestar.

Marketing