Filipçe kërkoi që të rinjtë të përmbahen nga grumbullimet si ahengu në kafenenë në Aerodrom

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sonte e dënoi grumbullimin në një kafene në komunën Aerodrom, gjatë të cilit, siç tha, ishin shkelur absolutisht të gjitha rekomandimet dhe protokollet.

Marketing

“Janë shkelur absolutisht të gjitha parimet e parandalimit të sëmundjes, e pashë videon, nuk respektohej as distanca e detyrueshme, e as mbajtja e maskës. Ne ishim dëshmitarë dhe ende jemi aty ku ka shkelje të këtyre protokolleve për funksionim gjegjësisht transmetohet virusi dhe po krijohen mini klasterë. Është mirë që menjëherë reaguan institucionet kompetente”, tha Filipçe në emisionin “Samo vistina” në televizionin Kanal 5.

Për dallim të një periudhë paraprake, sipas Filipçes, tani edhe inspektorët dhe të gjithë institucionet tjera të cilët duhet të bëjnë kontroll e bëjnë në mënyrë shumë më të shkathët dhe më të rregullt.

Kjo situatë, porositi, nuk do të zgjasë përgjithmonë, sipas gjitha gjasave deri në gjetjen e vaksinës, do të ndryshojnë punët. Por, para nesh, tha, është një vjeshtë në të cilën ka shumë rreziqe dhe bëj thirrje që të gjithë të respektojnë masat parandaluese.

Në këtë situatë, sipas Filipçes, mund të kemi sukses vetëm nëse të gjithë jemi të përfshirë – punonjësit shëndetësorë në anën e mbrojtjes dhe mjekimit të pacientëve, qytetarët me veprimet e tyre me respektimin e masave parandaluese dhe gjithsesi institucionet tjera të cilat duhet të bëjnë kontroll edhe aty ku ka shkelje të ketë sanksione absolute për të gjithë që nuk respektojnë masat.