Filipçe: Konfirmohen edhe dy raste pozitivë, gjithsej 18 raste të reja të koronavirusit

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja të koronavirusit në vend, publikoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook.
Ai informoi se gjatë konferencës për shtyp, Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe dy pacientë pozitivë.
“Ashtu që numri në vend 16, siç njoftova në konferencë për shtyp arrin saktë 18, gjegjësisht sipas qyteteve, Shtip gjashtë, Shkup dhe Veles nga tre, Strugë dy, Strumicë, Dibër, Tetovë dhe Gjevgjeli nga një të infektuar të rinj”, shkruan Filipçe.
Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 sot arrin 259 persona.
Sipas hartës së të prekurve, deri tani raste me KOVID-19 janë regjistruar në:
– Shkup – 145
– Dibër – 46
– Kumanovë – 21
– Shtip- 14
– Prilep – 8
– Veles – 6
– Tetovë – 5
– Strugë- 5
– Ohër – 3
– Kavadar – 2
– Gostivar – 1
– Manastir – 1
– Gjevgjeli – 1
– Strumicë – 1

Marketing