Mendoj se jemi të përgatitur edhe për kulmin i cili pritet të jetë në fund të muajit prill, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke folur për kapacitetin e sistemit shëndetësore që është në funksion.
“Konsideroj, se duke e pasur parasysh se kemi vënë në funksion tërë kapacitetin e sistemit shëndetësor, numrin e mjekëve, specialistëve, mjekëve amë, qasjen e pacientëve ndaj mbrojtjes shëndetësore, mendoj se edhe organizimi është i solid. E presim kulmin edhe më tej dhe se modeli i trajtimit me të cilin do të mjekohen edhe pacientët e ardhshme në institucione, këtu mendoj në Klinikën infektive, në Spitalin “8 Shtatori”, numrin e shtretërve të përgatitur, mendoj se është solid dhe mund të absorbojmë edhe numër më të madh të pacientëve. Në “8 Shtatori” kemi 400 shtretër dhe 200 shtretër të tjerë, mendoj se duke përfshirë këtu edhe pikat e testimet, shtëpitë e shëndetit, testimet mobile, mjekët amë, spitalet sekondare dhe klinikat… Mendoj dhe mund të them lirshëm, sistemi shëndetësor është i gatshëm të trajtojë pacientët që janë në spital dhe mendoj se jemi të përgatitur edhe për kulmin të cilin e presim në fund të muajit prill”, tha Filipçe.