Filipçe: Momentalisht nuk do të vendosim në karantinë Tetovën dhe Gostivarin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse duhet të vendoset karantinë në Gostivar dhe Tetovë, ai u shpreh se momentalisht nuk ka një opsion të tillë.

Marketing

“Ne po i shqyrtojmë këto çështje, biseduam për këto masa dhe konkludimi është se momentalisht nuk do të vendosim karantinë për Tetovën dhe Gostivarin. Theksin e çojmë te vaksinimi duke përfshirë edhe këto qytete ku është numri më i madh i pacientëve dhe pacientëve të hospitalizuar”, tha Filipçe.