Filipçe: MSH në fillim të vitit 2019 do të ndajë mjete për gazifikimin e Spitalit të Kumanovës

Ministria e Shëndetësisë në fillim të vitit 2019 do të ndajë një pjesë të buxhetit për gazifikimin e Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, deklaroi sot në Kumanovë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e MIA-s për masat të cilat planifikon t’i ndërmarrë Ministria dhe vlerën e gazifikimit të këtij objekti për zvogëlimin e aerondotjes në qytet.

Marketing

“Gazi tashmë ka arritur në spital dhe shumë shpejtë ai projekt nga tërë shteti këtu mund të realizohet”, tha Filipçe, i cili sot ka marrë pjesë në stërvitjen simuluese pranë luginës së lumit të Likovës.

Ministri theksoi se janë të vetëdijshëm për vlerën e gazifikimit dhe në lidhje me zvogëlimin e ndotjes, ashtu edhe në lidhje me ekonomizimin e shfrytëzimit të këtij energjensi.

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski deklaroi se ndërmarrja është e gatshme për dërgesën e gazit në spital, Ai theksoi se institucionet e involvuara së bashku punojnë në atë projekt.

“Më e rëndësishme është në pjesën e instalimit të brendshëm, i cili kushton më shumë në lidhje me sjelljen e vetë rrjetit te lokacioni. Ai është projekt real i realizueshëm të cilin së bashku do ta realizojmë, vitin e ardhshëm edhe spitali do ta shfrytëzojë gazin”, deklaroi Dimitrievski.

Potencoi se stacioni kryesor matës është vendosur në oborrin e spitalit në afërsi të drejtpërdrejtë të ngrohjes me thëngjill dhe për atë ka shumë tregues të lartë të grimcave PM 10.

Ai theksoi se stacioni matës është i vjetër dhe se nevojitet shpërndarje e stacioneve matëse në më shumë lokacione, me çka mund të vjen te indeksi mesatar i ndotjes. “Ajo është lëndë e analizave të institucioneve tjera, ndërsa atë e kërkojmë si komunë”, deklaroi Dimitrievski.

Përkujtoi se sipas hulumtimit, qyteti nuk është njëjtë i ndotur në të gjitha rajonet dhe e përshëndeti vendimin e Ministrisë dhe të Qeverisë për përkrahje të projektit për gazifikim të spitalit.

Filipçe tha se procedura për furnizim të mamografisë për spitalin e Kumanovës ka filluar, por ka pasur probleme teknike dhe tani përsëritet. Bëhet fjalë për furnizim të mamografisë për spitalin e Kumanovës, Shtëpinë Shëndetësore në Kriva Pallankë dhe Shtëpinë e Shëndetit “Zhelezniçar” në Shkup. Ndihma e shpejtë mjekësore në Kumanovë do të furnizohet me një automjet të ri”, shtoi Filipçe.