Filipçe: Në ngjarje publike, me certifikatë vaksinimi

Nga vjeshta është paraparë që në ngjarjet masive në ambiete të hapura dhe të mbyllura do të marin pjesë vetëm qytetarët e vaksinuar theksoi minsitri Venko Filipce. Sipas analizave , rreth 85% e personelit mjeksor janë vaksinuar si dhe gjithashtu janë në pritje edhe të analizave të punonjësve në shkolla dhe kopshte. Filipce thotë se qytetarët duhet të vetëdisohen se vaksinimi është shpëtimi I vetëm nga covid 19.

“Askund në botë vaksinimi nuk është obligativ, për këtë arsye duhet të mendojmë për disa zgjidhje alternative, për shembull pjesëmarrja në ngjarje publike qoftë në ambient të hapur apo të mbyllur, në kinema, në ngjarje kulturore, të mund të bëhet vetëm me certifikatë vaksinimi kundër Kovid-19.”, tha Venko Filipçe, minsitër i Shëndetësisë.

Marketing