Filipçe: Nënat të cilat dyshojnë ose janë pozitive me Covid-19 munden tu japin gji foshnjave

Nënat të cilat dyshojnë ose që janë pozitive në Covid-19 munden t’i ushqejnë me gji foshnjat, shkroi në profilin e tij në Facebook, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

Thekson se ato duhet dhe preferohet që tu japin gji foshnjave të tyre, sepse nëse e ndërpresin gjidhënien, do të ulet edhe sasia e qumështit të nënës, e me këtë edhe faktorët mbrojtës të cilat i përmban.

“Qumështi i nënës përmban faktorë antimikrobikë: tajitës IgA,IgG, oligosakaride, lizozimë, leukocite dhe të ashtuquajtura faktorë citokinë dhe antiinfalamtore”, theksoi Filipçe.