Filipçe: Nëse bie numri i të infektuarve, do të kemi lehtësime tjera shtesë

Vendimi për shkurtimin e orës policore nuk është vendim politik, por është vendim i bazuar në gjendjen epidemiologjike koronavirusit në vend tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

“Aspak nuk është politikë dhe është marrë në bazë të konsultimeve të mëhershme me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe anëtarët janë pajtuar. Megjithatë për shkak të festës nuk kishte mbledhje zyrtare. Ashtu që edhe gjatë mbledhjes së mbrëmshme të gjithë anëtarët janë për zbutje të masave restriktive për shkak të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike.

Gjithashtu theksoi se nëse gjatë ditëve në vijim ose në javën e ardhshme nëse vazhdojmë të kemi rënie të infektuarve të ri, do të ketë edhe zbutje shtesë të masave restriktive.