Filipçe: Nesër do të bisedohet për orën policore dhe për zgjedhjet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në Kanal 5 tha se ndjeshëm po zvogëlohet numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Filipçe theksoi se do të kryhen testime të personave asimptomatik, siç janë të punësuarit nëpër çerdhe, në transportin publik, punonjësit e shëndetësisë dhe shumë sektorë tjerë.

Marketing

“Numri i testimeve po zvogëlohet për shkak se nuk ka pacientë, por tani po futemi në fazë tjetër, ku do të testojmë grupe të rrezikuara të qytetarëve të cilët janë plotësisht asimptomatik me qëllim që të gjejmë edhe bartësit asimptomatik të virusit”, pohoi Filipçe.

Ministri Filipçe mes tjerash njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të diskutohet për vazhdimin ose jo të orës policore si dhe për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Tani është herët për të folur për zgjedhje, kthimi i të gjithë këtyre proceseve varet nga propozimet e personave profesionistë, kështu që do presim të shohim se si do të jenë numrat dhe analizat gjatë mbledhjes së nesërme. Cilat do të jenë sugjerimet për zbutjen e masave nga java e ardhshme. Mënyra se si do të funksionojnë sektore të caktuara, si do të veprojnë operatorët ekonomikë, kur do të fillojë kjo dhe në çfarë mënyre do të mësojmë gjatë ditës së sotme, respektivisht gjatë ditës së nesërme”, theksoi mes tjerash Filipçe.