Nga masa të përgjithshme që vlejnë për të gjithë njësoj, vendi po shkon kah një fazë tjetër, masa të cilat do të vlejnë vetëm për grupet që janë në gjendje kritike nga koronavirusi ose grupe më të rrezikuara. Kështu deklaroi Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një skrining të targetuar, aktivitet ky që do të zbatohet me mjekët amë dhe stomatologët amë.
Filipçe nënvizoi se situata stabile dhe trendi i uljes së numrit të pacientëve, ofron mundësi për detektim të virusit edhe tek bartësit asimptomatikë.
Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë: “Numri i vogël i tyre neve na jep mundësi që ta rregullojmë qasjen e cila do të jetë më e targetuar dhe në këtë drejtim do të bëhet testimi i grupeve të caktuara kritike, siç janë të punësuarit në institucionet shëndetësore, kopshtet dhe shtëpitë e pleqve me qëllim që të zbulohen bartësit asimptomatikë, pse sepse në këtë situatë do të sillnim masa të cilat do të vlejnë vetëm për ato grupe që vlerësojmë se janë në gjendje më kritike, ose më të rrezikuar, ose do të zbulohet prezenca e virusit edhe përskaj faktit që janë asimptomatikë.”
Filipçe paralajmëroi që nga java e ardhshme të hapen autoshkollat, kurset dhe institucionet ku ka mundësi për respektimin e masave të Qeverisë si mbajtja e distancës dhe të ngjajshme, megjithatë ai nënvizoi se një gjë e tillë do të varet nga numri i personave të rinj të diagnostifikuar me covid 19.
Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë: “Nëse numri i nesërm i personave të diagnostifikuarve të rinj është përsëri ashtu siç tregon trendi i dy javëve të fundit, përfshirë edhe numrave të sotme, do të rekomandohet hapje e institucioneve gradualisht. Ata që organizojnë edukime, kurse, më tej autoshkollat do të ishin të parat që do të fillonin të funksiononin. Por përsëris se këto propozime dot ë diskutohen nesër në mbledhje dhe do të propozohen tek shtabi qendror i qeverisë. Pres të ketë diskutim edhe për masat edhe për dinamikat, por të gjitha institucionet ku mund të respektohen masat, do të jenë prioritet.”
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë shënuar 20 pacientë të shëruar, 14 raste të reja dhe një rast vdekje. Bëhet fjalë për një pacient të moshës 61 vjeçare i cili në Spitalin 8 Shtatori ishte hospitalizuar më 28 prill. Numri i përgjithshëm i perosnave të identifikuar me koronavirus nga fillimi i epidemsië ka arritur në 1586, numri i përgjithshëm i të shëruarëve ka shkuar në 1099, kurse numri i të vdekurve në 90. Ndërkaq, numri i rasteve aktive në vend është 397.