Filipçe: Nga java e ardhshme pika për testim në Shkup

Nga java e ardhshme do të duhet të fillojnë me punë pikat për testim në kuadër të Shtëpisë së shëndetit në Shkup që të përfshihen numër më i madh i qytetarëve duke pasur parasysh atë që tashmë transmetim lokal në qytet, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.

Marketing

“Qëllimi është që të arrihet deri te të gjitha kontaktet fillestare për shkak se këta janë njerëzit më të rrezikshëm, të cilët mund të jenë në përqindje më të lartë të të infektuarve dhe ta përhapin infeksionin. Ky do të jetë qëllimi edhe i testimit plotësues që duam ta fillojmë me fillimin e javës së ardhshme. Do të thotë të përhapet në një pjesë të pacientëve asimptomatikë, të cilët janë në grupet më të rrezikshme. Për këtë është shumë me rëndësi ndërgjegjja e qytetarëve sidomos e atyre të cilët kanë qenë në kontakt ose dinë se ndoshta janë në grup të rrezikshëm. Konsideroj se kjo është pjesë shumë e rëndësishme në gjithë sistemin e luftës kundër virusit”, theksoi Filipçe.

Shtoi se ekzistojnë raste kur qytetarët nuk i respektojnë masat e vetizolimit, por siç tha ajo do të sanksionohet në mënyrë më të ashpër.