Filipçe: Nuk do të lejojmë mungesë të insulinës

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se Ministria resore nuk do të lejojë që të paraqitet mungesë nga çfarëdo lloj insuline, deri në furnizimin e sasive të reja për të cilët tenderit do të shpallet në shtator.

Marketing

“Duke pasur parasysh atë që u ndryshua Ligji për import paralel kishte vonesë në dërgimin e insulinave të caktuara, por kjo tanimë është tejkaluar. Jemi të gatshëm për periudhën që pason, derisa nuk përfundon procedura e re në të cilën implementojmë metoda dhe mënyrë të furnizimit që i shfrytëzojnë vendet bashkëkohore evropiane, ndërsa ato janë insulina moderne dhe të sigurta që asnjëherë deri më tani nuk ka pasur për pacientët e tanë. Do të sigurojmë sasi rezerve për dy muajt e ardhshëm, si dhe mënyra të reja të matjes së insulinës, posaçërisht tek fëmijët”, theksoi ministri Filipçe.

Nga Ministria e Shëndetësisë paraprakisht informuan se deri në dhjetor vlejnë marrëveshjet për furnizim të insulinës me procedurën paraprake të tenderit dhe se për momentin po zhvillohet dialog teknik me operatorët ekonomik për furnizim të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës, shirita për matje të sheqerit dhe pompa të insulinës që janë të nevojshme deri në shtator të vitit 2020.

Marketing