Filipçe nuk e përjashton rikthimin në politikë

Ajo që bie në sy është afërsia e ish-kryeministrit Zoran Zaev me ish-ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili u largua nga ekipi qeveritar pasi Alternativa hyri në Qeveri dhe Ministria u mor në drejtim nga Bekim Sali

Marketing

Ata sot janë bashkë në Fondacionin Zaev, por janë bashkë edhe në çdo foto që del në publik. Ata fotografohen së bashku në një dasmë tek bashkëpartiakët, së bashku shkojnë në Antalia në një forum, së bashku kanë ndjekur tubimet e LSDM-së në Strumicë.

Pas largimit nga posti ministror, ​​Filipçe iu rikthye punës së rregullt në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë në Shkup dhe gjatë gjithë kohës flitet se ai dhe Zaev po planifikojnë një biznes të ri.

Në një prononcim për “Focus” Filipçe pohon se nuk po planifikon asnjë biznes, por nëse do të kthehet në politikë, tani nuk e di përgjigjen e saktë.

Marketing