Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencën për shtyp ka thënë se nga fillimi i epidemisë me koronavirusin nuk është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Konsideron se është ende herët të flitet për lirim plotësues të masave dhe organizimin e ngjarjeve, siç janë shembull zgjedhjet.
“Në asnjë moment që nga fillimi i epidemisë, pasi edhe atëherë zgjedhjet kanë qenë aktuale dhe u anuluan, ne nuk e kemi diskutuar këtë as e diskutojmë edhe tani. Ne jemi akoma të përqendruar në luftën kundër epidemisë. Ne jemi akoma në fazën ku të gjitha kapacitetet dhe spitalet në vendin tonë, mjekët amë janë në një mënyrë në gatishmëri, në kuptim të edhe të anulimit të rasteve kronike etj. Për shkak se filluam nga ato skenarë më të errët se çfarë do të ndodhë nëse na ndodhë ajo siç ndodhi në Itali ose në disa pjesë të Spanjës”, tha Filipce, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Në këtë pikë, siç tha ai, situata është absolutisht e njëjtë, ende i gjithë sistemi shëndetësor është në vendimin – urdhër për mobilizim sipas nevojës çdo punonjës shëndetësor të zëvendësohet në çfarëdo reparti infektiv ose atje ku do të themi se duhet të mjekohen këto pacientë dhe ende e ndjekim numrin e rasteve. f