Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 13, shtatë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital. Thuajse të gjithë të aksidentuarit janë të moshës madhore, jo zyrtarisht raportohet se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë fëmijë. ndërkohë që në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar gjithsejtë 33 persona.
Para spitalit “8 shtatori”, vërehet një numër i madh i familjarëve të të aksidentuarve.