Ditëve të fundit është rritur dukshëm numri I personave të infektuar, me çrast numri I rasteve aktive arrinë në rreth 16 mijë persona. Por ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thot se masat që janë aktualisht në fuqi nëse respektohen do të japin rezultat, prandaj ai edhe më tej mbetet kundër aplikimit të ores policore, siç kanë bërë venet e rajonit.
“Këto maa që janë në fuqi nëse respektohen praktikisht duhet të japin rezultat shum të përafërt siç do ta jepte ora policore. Në mbrëmje nuk punojnë objektet hotelerike, janë të ndaluara tubimet, apo grupimet, që vlenë edhe gajtë ditës dhe në përputhje me dinamikën e një cikli epidemiologjik, përhpje e infektimit, infektim, paraqitje e pacientëve në spitale, vlerësojmës e tre deri në katër javë që nga aplikim i masave mund të shihen rezultatet.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Ai këto komente I bëri gjatë dorëzimit të pesë automjetet ushtarako-mjekësore nga Armata për përdorim të përkohshëm të shëndetit publik me qëllim që të ndihmohet në përballjen me pandeminë dhe kujdesin për popullatën.
“Presioni është i lartë dhe transporti i shpejtë është i nevojshëm. Kjo ndihmë është e vlefshme dhe do të jetë e rëndësishme pasi do të rrisë numrin e ekipeve që do të jenë në dispozicion për të transportuar pacientë.”, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
“Këto automjete janë automjete të përdorura nga Ushtria dhe ne absolutisht besojmë se në këtë moment ato duhet të përqendrohen në prioritetin numër 1, dhe kjo është lufta kundër Covid-19.”, tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.
I pyetur për menaxhimin me kapacitetin e personelit mjekësorë, ministri i Shëndetësisë thot se për momentin ka personel të mjaftueshëm, por që tashmë janë duke u zhvilluar konsultime për të përcaktuar nëse infermierët nga viti i katërt në shkollën e mesme të mjekësisë do të mund të kalojnë një pjesë të praktikës në qendrat Kovid. Filipçe njëherit tha se kompanitë nuk duhet të ju kërkojnë test negativ të punësuarve të infektuar me Covid-19, pasi ata kalojnë 10 ditë në izolim nëse janë asimptomatik dhe 20 ditë me simptome, pasi është dëshmuar se pas kësaj periudhe, pacienti nuk mund të shpërndajë virusin.