Në procedurën kuvendore është ndërruar Ligji për mbrojtjen shëndetësore me të cilën lejojmë mjekët të mund të bëjnë sistem të rotacioneve në institucionet në të cilat nuk ka të regjistruar veprimtari, që deri tani ishte ndaluar, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë qëndrimit të sotëm në spitalin e qytetit të Prilepit “Borka Taleski” ku është dhuruar automjet sanitar nga agjencia turke Tika.
Filipçe këtë e potencoi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pse në Spitalin e Prilepit nuk funksionon reparti për Veshë, hundë dhe fyt dhe pse nuk ka specialistë.
“Nëse nuk ka mjekë nga ndonjë specialitet në një spital ose në ndonjë shtëpi shëndetësore, për shkak të së cilës ajo veprimtari deri tani nuk ka mundur të bëhet, tani mjekët me specializime të caktuara në klinika, do të mund të vijnë në qytete tjera ku nuk ka specialist të tillë, duke e bërë shërbimin e arritshëm te pacientët. Në vend se pacientët të udhëtojnë në spitalet e mëdha ose në Shkup, tani ekspertët do të vijnë ku është e nevojshme. Presim Kuvendi ta votojë këtë pjesë të ndryshimit të Ligjit për mbrojtjen shëndetësore”, tha Filipçe.
Ai kategorikisht konfirmoi se deri tani nuk ka paraqitur zhvatje ose shantazh në shëndetësi.
“Nuk kam informacion të tillë deri tani. Ankesë e tillë nuk ka arritur në Ministrinë e Shëndetësisë, ose, personalisht te unë”, deklaroi Filipçe.