Filipçe paralajmëron rritjen e pagave për mjekët nga shtatori dhe punësime të reja

Gjatë gjashtë muajve të kaluar rreth 1.100 persona janë punësuar në institucionet shëndetësore publike, më së shumti mjekë dhe infermiere, ndërsa shumë më pak punonjës administrativë. Do të vazhdojmë t’i implementojmë të gjithë masat me qëllim që t’i mbajmë mjekët e rinj në shtet, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Marketing

Theksoi se do të vazhdojnë me rritje të pagave nga shtatori, në mënyrë plotësuese edhe nga janari i vitit të ardhshëm dhe do ta përmirësojnë edukimin në mënyrë që do të bashkëpunojnë me universitetet e huaja.

“Gjatë vizitës time në Izrael u dakordua këmbim i mjekëve para së gjithash në sferën e transplantimit, por edhe në të gjithë sferat e tjera të ekspertizës të cilët do t’i caktojmë si prioritete tona. Çdo muaj mjekët tanë do të mund të shkojnë në njërin nga spitalet më të njohura në Tel-Aviv të edukohen në profesionet e tyre, të qëndrojnë sa konsiderojnë se është e mjaftueshme në varshmëri nga niveli i ekspertizës dhe pastaj të kthehen në vendet e tyre të punës. E di se është e vështirë, por jam shumë i sigurt se e gjithë kjo do t’i motivojë mjekët që të qëndrojnë në vendin tonë”, tha Filipçe.

Shtoi se planifikojnë valë plotësuese të punësimeve të kuadrit për të cilin për momentin nuk ka mjete financiare, për të cilat gjithashtu do të sigurohen mjete plotësuese nga buxheti dhe kjo do të bëhet në shtator.

“Para së gjithash këtu mendoj në Shtëpinë e shëndetit Shkup së cilës më së shumti i mungon kuadër për Shërbimin urgjent mjekësor, por edhe për shërbime të tjera të cilat i jep”, shtoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp për lëshimin në përdorim të Kabinetit për të ushqyer klinik dhe për furnizimin e kapsulave të reja endoskopike në Klinikën për Gastroenterohepatologji.

Marketing