Filipçe: Parregullsi në raportin e Inspektoratit

Alsat M Logo
Filipçe: Parregullsi në raportin e InspektoratitAlsat2020-04-24T16:19:41+02:00
Dilemën nëse u manipuluan me testet e kreut të Komunës së Kumanovës dhe anëtarëve të tjerë të Shtabit komunal do të hetojë Ministria e Brendshme. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se raporti i testeve të bëra më 12 prill, rezultatet e të cilëve u publikuan 5 ditë më vonë ka pasur lëshime dhe i njëjti iu është dorëzuar organeve të hetuesisë. Ai tha se cilësia e testeve që përdorin janë të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por mund të ketë lëshime të rralla. Në rastin konkret, Filipçe tha se dallimi ndërmjet dy testeve ishte diku 17-18 ditë dhe me testin e tretë 10 ditë të tjera, që do të thotë se ishte periudhë e mjaftueshme që një pacient të rezultojë negativ.

Marketing