Nesër në seancë të Qeverisë duhet të miratohet vendimi që të happen verandat verore të lokaleve, kurse ora policore të fillojë nga 21:00, kurse gjatë festave fetare të mos ketë orë policore dhe qytetarët të lëvizin lirdhsëm – ka theksuar në një press-konferencë Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Shifrat po shënojnë rënie, kurba epidemiologjike është në rënie e sipër dhe tani kemi trend të cregjistrimit të pacientëve nga spitalet se sa hospitalizimet. Ulet edhe presioni ndaj spitaleve. Sot arrijnë 10.00 vaksina “Pfizer”, kurse cdo të hënë do të arrijnë mes 4.000 dhe 7.000 vaksina. Lidhur me masat e reja restriktive, nesër Qeveria duhet të vendos nëse do t`I pranojë rekomandimet e Shtabit. Rekomandimet e reja janë së ora policore të fillojë nga 21:00 e jo nga 20:00, kurse gjatë Pashkësve dhe Bajramit të mos ketë orë policore. Orë policore nuk do të ketë më 1 dhe 2 Maj si dhe më 12 dhe 13 Maj, kur kremtohet Bajrami” – ka theksuar Ministri Filipçe.