Filipçe: Periudha aktuale specifike, qytetarët t’i respektojnë masat

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe refuzon të deklarojë se situata me Covid-19 është alaramente, pasi siç thotë, ende ka vende të lira në spitalet e vendit.

Marketing

Megjithatë, shton se periudha në të cilën gjendemi është specifike, dhe qytetarët duhet të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Dua të them, qytetarët t’i respektojnë masat, sepse kjo periudhë vërtetë është specifike. Ka vende në spitale mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik, por me respektim të masave parandaluese, do të ndihmojmë që të zvogëlohet transmetimi i virusit”, tha Filipçe.