Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sonte theksoi se po përgatiten për skenar shumë më të keq në vjeshtë dhe po punojnë në mënyrë intensive gjatë më shumë se dy muajt e kaluar. Tashmë, siç theksoi, diçka është realizuar, ndërsa diçka tjetër duhet të realizohet.
Filipçe shpreson se një skenar të tillë do të shmangin dhe është i sigurt se do ta presin të përgatitur.
“Jo vetëm ne, por edhe shumë vende të botës presin valë të re e cila do të kishte të bënte me përqendrimin më të madh të njerëzve në hapësira të mbyllura, që tani nuk është e pranishme, numrit më të madh të të sëmurëve nga gripi sezonal, pacientët do t’i okupojnë repartet e njëjta të cilat tani janë të okupuara me pacientë të cilët po shërohen nga Kovid, që mund të shkaktojë mbingarkimin e spitaleve me pacientë edhe kjo të mos mundet të menaxhohet. Dhe në këtë kuptim, duke u nisur nga kjo, duke pritur një skenar të tillë të keq të cilin shpresoj se do ta shmangim, do ta presim të gatshëm”, tha Filipçe në emisionin “Samo vistina” në televizionin Kanal 5.
Theksoi se po e ndjekin situatën në vendet e rajonit dhe se vendi në asnjë moment nuk ka pasur përqindje të madhe të rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra që, sipas tij, është një nga treguesit më të mëdhenj se si është situata me epideminë në shtet.
Sa i përket përqindjes së të vdekurve në vend, Filipçe theksoi se kjo ka të bëjë me dy segmente – së pari se i regjistrojnë edhe njerëzit te të cilët është marrë strisho pas konfirmimit të sëmundjes dhe e dyta se një përqindje e madhe vijnë vonë në spital.
“Me të vërtetë një përqindje e madhe e pacientëve vijnë vonë në spital, kjo është diku 27-28 për qind dhe raste të vdekjes ka në 3-5 ditët e mjekimit. Nuk ka as kohë të mjaftueshme, ndërsa duke pasur parasysh edhe formën e rëndë të sëmundjes, se shumë gjatë nuk janë mjekuar në spital, pas kësaj mjekët janë të pafuqishëm të bëjnë diçka”, përfundoi Filipçe.