Filipçe: Po përgatitet plani për funksionim e çerdheve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ende vazhdojnë konsultimet me ekspertët për përgatitje të një protokolli të veçantë se si do të funskionojnë çerdhet kur do të filloj lehtësimi i masave. Filipçe tha se për mënyrën se si do të funskionojnë çerdhet do të flasin ditët e ardhshme kur të jetë i përgatitur plani.

Marketing

-Jemi të vetëdijshmë se është një sfidë e madhe, sepse fëmijët normalisht që jan të rrezikuar të bëhën transmetues të sëmundjeve.Duam të bëjmë një plan që me të vërtetë mund të zbatohet në praktik, posacërisht çerdhet duhet të jenë në funksion kur prindërit të kthehen në vendet e punës, tha Filipçe.