Ka shumë supozime te ne por edhe në botë në lidhje me atë se si zhvillohen punët me virusin korona. A mund të caktohet prognozë të saktë për atë që do të ndodhë në periudhën në vijim dhe sa do të zgjasin valët në kuadër të pandemisë. Ministri i shëndetësisë në emisionin e mbrëmshëm Click Plus në TV21 tha se situata po qetësohet ditëve të fundit ndërsa ulet presioni ndaj spitaleve, duke shtuar se të gjithë janë tepër të kujdesshëm për virusin korona i cili është shumë i paparashikueshëm.
Ajo që tani po ndodh te ne në një farë mënyre është ulje e presionit me pacientë nëpër spitale. Në krahasim me javët e para të nëntorit kur siguruam edhe reparte të reja, atëherë na mungonin shtretër në klinikat interne, siguronim shtretër shtesë për pacientët me kovid, tani praktikisht numri i të hospitalizuarve është i njëjtë me pacientët e lëshuar. Këtë ulje e ndjejmë këtu në Shkup në klinikat interne, por edhe në disa qytete në shtet”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
“Në këtë aspekt tashmë punojmë me seriozitet. I angazhuam të gjithë operatorët ekonomik të cilët tani i ruajnë dhe distribuojnë vaksinat. Ata shprehën gatishmëri maksimale që ta përkrahin këtë sistem. Janë shfrytëzuar të gjitha pikat për vaksinim. Prej një fondacioni amerikan morëm frigoriferë që sigurojnë temperaturë deri në minus 80 gradë për t’i ruajtur vaksinat”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ministri Filipçe paralajmëroi shpërblim në para në dhjetor për të gjithë që punojnë me pacientë me kovid-19. Ai theksoi se me rebalancin e buxhetit janë marrë 100 milionë denarë, ndërsa edhe aq para do të sigurohen nga Banka botërore. Kjo shumë parash do t’u ndahet mjekëve, infermiereve, transportuesve, si shpërblim në luftën kundër virusit korona.