ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se që nga fillimi i pandemisë po punojnë me shumë përgjegjësi dhe kujdesen për çdo pacient. Ai vlerëson se partia opozitare gjatë gjithë kohës është jokonstruktive dhe e papërgjegjshme.
“Apelet e deritanishme kundrejt opozitës nuk janë të suksesshme, megjithatë unë do t’i përsëris, le të mundohen të jenë konstruktiv, nëse nuk mund të ndihmojnë të paktën mos të na vështirësojnë punën.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ndërkohë, nga LSDM thonë se protesta e VMRO-së është sjellje e papërgjegjshme e cila në mënyrë direkte paraqet rrezikshmëri për përhapjen e Covid-19, ndërsa VMRO-DPMNE kundërpërgjigjet se edhe përkundër rrezikut ata do të vazhdojnë të protestojnë.