Filipçe: Presion ndaj sistemit shëndetësor është i madh

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe edhe njëherë apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë, sepse kjo sipas tij do të jep rezultatet e duhura.

Marketing

“Situata është kritike, sistemi shëndetësor është nën presion të madh. Apeloj që të gjithë t’i respektojnë masat, besoj se nuk do të ketë nevojë për restrikcione të tjera. Sot është caktuar një mbledhje e Komisionit për në ora 14:00, ku do t’i diskutojmë masat”, u shpreh Filipçe.

Ndërkohë i pyetur se a mund të priten restrikcione të reja përfshi edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, sikurse në vendet e rajonit, Filipçe me përgjigje.

“Çdo vend vendos në bazë të gjendjes epidemiologjike. Mund të vendoset për kufizim të ndonjë operatori ekonomik, apo edhe kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Por tani për tani vlerësojmë se masat që janë në fuqi, në rast se respektohen do të duhet të japin rezultat”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.