Duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë distancën dhe të veshim pajisje mbrojtëse. Le të jemi përgjegjës, ta mbrojmë veten dhe të afërmit tanë, shkroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
Rezultatet e mira, siç thekson ministri, janë meritë e çdo qytetari që mbetet konsekuent, i respekton masat dhe e mbron shëndetin publik. #Mbrohu #QëndroNë Shtëpi.