Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot se kapaciteti për testimin e qytetarëve për koronavirus në ditët në vijim do të rritet për gati dy të tretat, duke pasur parasysh mundësinë plotësuese për testim në spitalet private, donacionet dhe punën e ekipeve të lëvizshme.
Filipçe tha se që nga nesër, me ekipet mobile dyfish do të rrite kapaciteti i tyre për testim në Shkup dhe deri në fund të javës, në të gjithë vendin.
Ekipet mobile në Shkup do të jenë mbështetje për pikat e testimit, kryesisht për më të moshuarit, në kuptimin e të qëndruarit në shtëpi dhe të merren materiale në kushte shtëpiake, duke pasur parasysh që ata janë në grupin më të rrezikuar.
Duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, ministri i Shëndetësisë tha se beson se numri i testeve në Institutin e Shëndetit Publik, si dhe në spitalet private dhe me ato donacione janë plotësisht të mjaftueshme për nevojat tona. Iu referua algoritmit në bazë të të cilit bëhen testet dhe në bazë të tij, sipas Filipçes, përcillen mirë rastet.
“Një pacient me simptoma është duke u testuar dhe kontaktet e tij janë duke u monitoruar”, tha ministri.
Ai përsëriti se piku i virusit në vendin tonë pritet të jetë në fund të prillit