Filipçe: Shqyrtojmë masa shtesë për parandalimin e Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se vijojnë analiza dhe plane për vendosjen eventuale të masave të reja për parandalimin e shpërndarjes së mëtejshme të Covid-19. Filipçe theksoi se këto masa kanë për qëllim shmangeen e restrikcioneve eventuale të lëvizjes.

Marketing

“Disa prej masave që po shqyrtojmë janë vendosja e detyrueshme e maskave edhe në ambiente të hapura. Kufizimi i numri të personave në objekte hotelierike. Kufizimi i grupimit të njerëzve në përgjithësi. Kontrolle të rrepta dhe gjoba për ahengje familjare në ambiente të mbyllura. Protokoll strikt për objektet hotelierike, si dhe zvogëlimi i kapaciteteve në transportin publik “, tha mes tjerash