Filipçe: Sistemi shëndetësor po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot ka mbajtur takim koordinues me drejtorët e Covid-Qendrave në vend. Në takim koordinues kanë biseduar për situatën me virusin. Ministri Filipçe në rrjetin social Facebook, shkruan se vendi po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës. Ai apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat.

Marketing

“Sistemi shëndetësor këto ditë po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës. Situata në spitale është shumë e serioze, por me një riorganizim të mirë të reparteve, po hapen hapësira të reja për trajtim të pacientëve me virus. Shërbimet spitalore po funksionojnë normalisht edhe për ata që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore, për pacientët me sëmundje kronike gjendja e të cilëve është përkeqësuar, për ekzaminimet e pacientëve të cilët duhet të monitorojnë rregullisht gjendjen e tyre shëndetësore. U bëj thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe e posaçërisht të rinjtë të mos grupohen që janë dukshëm më të infektuar në këtë vale”, ka shkruar mes tjerash Filipçe./TV21